Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Napoli nuk ia del, Lazio kalon me goleadë, kualifikohen Atl.Madrid e Lyon

Pak surpriza në 8 sfidat e orës 19:00 në Europa League. Napoli iu afrua shumë përmbysjes së madhe por në fund ishte Leipzig që falë suksesit 3-1 në San Paolo avancoi në raundin e 1/8-ave. Të kaltrit e Sarrit triumfuan 0-2 në transfertën gjermane por në saj të një goli më shumë në fushë kundërshtare ishte Leipzig që siguroi kualifikimin pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3-3. Finalizimet e Zielinskit dhe Insignes nuk i mjaftuan Napolit që u eliminua nga Europa League dhe tashmë duhet ta përqëndrojë vëmendjen te kampionatin aty ku synon të fitojë sërish titullin kampion pas rreth 3 dekadash. Atletico Madridit që e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë i mjaftoi një gol i shpejtë i francezit Kevin Gamerio me Los Colchoneros që triumfuan 1-0 edhe në takimin e kthimit.  Me Thomas Strakoshën në fushë, Lazio u shfaq si një uragan i vërtetë duke fshirë Steauan e Bukureshtit në sfidën e kthimit. Në Olimpico bardhekaltrit përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë falë suksesit 5-1, në një sfidë ku Immobile realizoi një 3-golësh me Lazion që preu biletën për në fazën tjetër të Europa League.Dynamo e Kievit barazoi 0-0 në shtëpi me Aekun e Athinës, por gjigandët ukrainas avancuan më tej falë barazimit 1-1 në fushë kundërshtare.Në barazim 3-3 përfundoi sfida e kthimit mes Sportingut dhe kazakëve të Astanës me portugezët që u kualifikuan në raundin tjetër falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Një gol i Traore i dha fitoren Lyonit edhe në takimin e dytë ndaj Villarealit me francezët që se vunë asnjëherë në diskutim kualifikimin. Përmbysi humbjen 1-0 të sfidës së parë Zeniti i Roberto Mancinit që në Shën Petersburg kaloi 3-0 skocezët e Celtic falë golave të Ivanovic, Kuzyayev dhe Kokorin.Të thjeshtë e pati dhe Viktoria Plzen që në Çeki mposhti 2-0 Partizanin e Beogradit dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 avancoi më tej.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...