Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli cinik, mposht me përmbysje Genoan dhe merr vendin e dytë

Fitore cinike 1-2 e Napolit në transfertë me Genoan, rezultat që fut në krizë të thellë ekipin gjenovez, që në 6 takimet e fundit në Serinë A ka marrë 4 humbje dhe dy barazime.

Edhe pse pësoi e para gol në minutën e 20-të (realizoi Kouame), skuadra napolitane gjeti forca për të reaguar, duke përmbysur rezultatin në 1-2 në pjesën e dytë.

Reshjet e dendura të shiut e detyruan gjyqtarin kryesor Abisso që në minutën e 60-të ta ndërpriste ndeshjen, pasi terreni ishte rënduar se tepërmi, me skuadrat që u rikthyen në fushë pas rreth 10 minutash.

Kjo pauzë duket se i solli fat Napolit, që në minutën e 62-të barazoi me Fabian Ruiz, i cili u la i lirë të godiste portën në një pozicion ballor. Të besuarit e Carlo Ancelottit u treguan cinikë në minutat e mbetura dhe në 86-ën shfrytëzuan terrenin e rrëshqitshëm duke e detyruar Biraschin ta devijonte topin në portën e tij. Ky ishte goli i fundit i këtij takimi, i fituar ndoshta edhe me pak fat nga Napoli, që ngjitet në vendin e dytë me tri pikë më shumë se Interi, që luan këtë të diel kundër Atalantës në Bergamo.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...