Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli e ka seriozisht për Icardin, vendos në pjatë 60 mln euro ose Insignen!

Napoli futet fuqishëm në garën për të firmosur me Mauro Icardin. Aurelio De Laurentiis mesa duket e ka seriozisht për sulmuesin argjentinas dhe është gati të sfidojë Juventusin që gjithsesi mbetet zgjedhja e parë e Mauritos për të vazhduar karrierën. Napoli e ka kërkuar edhe para disa vitesh, Icardin në atë periudhë për të zëvendësuar Higuain që u transferua te Juventusi ndërkohë që numri 1 i të kaltërve është gati të ofrojë 60 milionë euro për të vendosur në dispozicion të Ancelottit, njeriun gol të Interit. Por te Napoli kanë edhe një ide tjetër dhe janë gati t’i ofrojnë Interit kartonin Lorenzo Insignes në shkëmbim të 26-vjeçarit amerikano-jugor. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Interi, por një gjë është e sigurtë, Conte nuk e do në skuadër Icardin dhe ai do të largohet këtë verë nga zikaltrit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...