Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Napoli e ka seriozisht për Pavard, Hysaj drejt Chelsea-t

Të gjitha indiciet sugjerojnë largimin e Elseid Hysajt nga Napoli. Nga blerja e Malcuit, që mbulon pikërisht krahun e djathtë të mbrojtjes, rol të cilin bën Hysaj, të mosmarrëveshjet për zgjatjen e kontratës e së fundmi tek hedhja në sulm e drejtuesve napolitanë për të siguruar shërbimet e Benjamin Pavard, mbrojtësit të Stuttgartit, kampion i freskët i botës me Francën.

Duhet se çdo gjë është llogaritur në detaje, madje e tillë me sa kuptohet është edhe dëshira e vetë futbollistit të Kombëtares Shqiptare, që shpreson të realizojë ëndrrën e tij, t’i bashkohet Maurizio Sarrit te Chelsea.

Corriere dello Sport shkruan se Napoli e ka shumë seriozisht për Pavard, aq më tepër që 22-vjeçari bën disa role në prapavijë, si mbrojtës qendre dhe në krahun e djathtë, ku luan Hysaj. Mund të përshtatet shumë mirë edhe me mbrojtjen me 3. Ancelotti i pëlqen shumë karakteristikat e tij, sidomos në fazën sulmuese.

Gjithsesi, marrëveshja mund të arrihet vetëm në verë, pasi të hyjë në fuqi kluazola e largimit prej 35 milionë eurosh në kontratën e francezit me klubin e Bundesligës. Arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, sepse konkurrenca për Pavard do të jetë shumë e fortë, aq me tepër kur në garë janë edhe gjigantët e Bayernit të Mynihut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...