Serie A

Napoli e nis mbarë sezonin, Insigne bën 350 ndeshje me “të kaltrit” dhe e feston me gol

Napoli e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në kampionatin italian, pasi ia doli të marrë një 3-pikësh falë fitores me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Parmës në “Ennio Tardini”, ku ishin të pranishëm 1000 tifozë sipas vendimit të ri.

Gattuso preferoi t’u besojë futbollistëve me të cilët mbylli sezonin e kaluar dhe kishte lënë në pankinë të gjithë blerjet e reja, ndërsa me interes pritej edhe performanca e Parmës, që drejtohej nga Fabio Liverani, pas largimit të Roberto D’Aversës.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me luftë të fortë në mesfushë dhe aksione të shpeshta, por asnjë prej skuadrave nuk arriti të shfaqet rrezikshëm në portën kundërshtare dhe skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Me të njëjtin ritëm nisi edhe pjesa e dytë, por deri në minutën e 61-të, kur Gattuso vendosi të aktivizojë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Napolit, Victor Osimhen në vendin e Diego Demme dhe të kalojë nga skema 4-3-3 në atë 4-2-3-1.

Rezultati ishte i menjëhershëm, sepse vetëm dy minuta më vonë Osimhen u shfaq rrezikshëm në zonë dhe më pas i krijoi të gjithë hapësirën e nevojshme belgut Dries Mertens, që të shënonte golin e avantazhit.

Osimhen u shndërrua në rrezikun numër një për prapavijën e Parmës, pasi me shpejtësinë dhe forcën fizike vinte në vështirësi vazhdimisht mbrojtësit kundërshtarë, ndërsa në minutën e 77’ erdhi edhe goli i sigurisë, i shënuar nga Lorenzo Insigne.

Ky i fundit luante sot ndeshjen numër 350 me fanellën e Napolit, duke u bërë futbollisti i pestë në historinë e këtij klubi, që prej këtë shifër ndeshjesh të luajtura, por rekordi i Hamsik me 520 ndeshje është ende larg.

Minutat e mbetura trajneri Liverani përforcoi sulmin, por Parma ishte e pafuqishme të kërcënonte rrezikshëm portën e Ospinës, ndërsa në krahun tjetër Luigi Sepe dhe shtylla shpëtuan emilianët nga pësimi i golit të tretë.

Vlen të theksohet se brenda sfidës kishte edhe një derbi të vogël shqiptar, duke qenë se te Napoli bëjnë pjesë Hysaj e Rrahmani, ndërsa te Parma Dermaku dhe mesfushori i ri i talentuar Redi Kasa, por vetëm kapiteni i Kombëtares Shqiptare luajti për 90 minuta, ndërsa tre të tjerët e panë ndeshjen nga pankina.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency