Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli e shpërblen me rinovim, Mertens i bën një dedikim special

Pak ditë më parë u fut në historinë e Napolit, duke u bërë golshënuesi më i mirë me 123 gola të shënuar, ndërsa rrjeta për rekord u shënua në portën e Interit dhe falë saj, skuadra e Gattusos u kualifikua për në finalen e Kupës së Italisë.

Ditën e sotme, kur të gjithë te Napoli e kanë mendjen te finalja e madhe përballë Juventusit, drejtuesit e klubit kanë gjetur kohën të rinovojnë zyrtarisht kontratën e sulmuesit belg, i cili tani do të vijojë të qëndrojë në “San Paolo” për të paktën edhe dy vite të tjera.

Kontrata e re parashikon t’i mbajë palët të lidhura deri në verën e 2022-shit, por Napoli ka ruajtur edhe opsionin për zgjatjen me një tjetër sezon të bashkëpunimit, nëse forma e sulmuesit do të vijojë te jetë e mirë ashtu si vitet e fundit.

Deri para pak ditësh Mertens dukej i larguar nga Napoli, pasi nuk kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për rinovimin dhe ishte shumë pranë firmës me Interin, por gjërat ndryshuan dhe De Laurentiis kënaqi pretendimet ekonomike të belgut.

“Napoli, ende nuk mund ta besoj. Që ditën e parë që erdha, më ke përkëdhelur. Me tregove gjëra të tuat fantastike dhe më njohe me njerëz të jashtëzakonshëm. Je bërë shtëpia e ime dhe familjes time, ndaj mënyra e vetme për të shlyer gjithë atë dashuri, ishte të vishja fanellën tënde dhe të shënoja gola, shumë gola. Më vjen keq për njerëzit që nuk të duan, pasi nuk të kanë parë ashtu siç të pashë unë. Përkundrazi, ata që e panë Napolin si unë, e duan si unë dhe e dinë që është një dashuri që zgjat gjithë jetën. Do jap gjithë veten time për këtë qytet dhe për këtë skuadër, në mënyrë që të mbetem në histori si golshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë golshënues… Kush do ta besonte kur firmosa për Napolin. Por nuk mbaroi këtu… Historia jonë vazhdon”, shkroi Mertens në rrjetet sociale, kur njoftoi akordin për kontratën e re.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...