Napoli gjen në Brazil pasuesin e Kim Min-Jae. Klubi kampion i Italisë ka arritur marrëveshjen me Bragantinon për mbrojtësin 22-vjeçar Natan, i cili pritet të zbarkoj në Itali për testet mjekësore dhe zyrtarizimin me të kaltrit.
Natan është një futbollist që luan me këmbën e majtë dhe ka një fizik për t’u admiruar, teksa në Napoli janë të bindur se do të zëvendësojë siç duhet koreanin Kim, për të formuar një tjetër digë të pakalueshme bashkë me Amir Rrahmanin.
Lexo edhe:
- “E pësuam nga gjysmë raste”, Shehi: Serioz dëmtimi i Selmanit
- Ballkani “prepotent”, shkatërron 1-4 Larnen, humbje e thellë e Dukagjinit
- VIDEO/ Dëshira e Tiranës nuk mjafton, Besiktasi fiton edhe në “Air Albania”
- VIDEO/ Çfarë mëkati, Drita e pëson “in extremis” me penallti, eliminohet nga Viktoria Plzen
Pas Natan, napolitanët pritet të hidhen në sulm për mesfushorin holandez të Atalantës, Koopmeiners. Ky i fundit ndiqet me interes edhe nga Milani, por të kaltrit kanë marrë një miratim nga futbollisti dhe tashmë duhet vetëm të bindin Atalantën, para se ta vënë nën urdhrat e Rudy Garcias.
