Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Napoli gjen pasuesin e Koulibaly, firmos me norvegjezin e Brighton

Napoli gjen pasuesin e Kalidou Koulibaly. Klubi i kaltër ka arritur marrëveshjen me Brighton për të blerë kartonin e mbrojtësit norvegjez Leo Ostigard, i cili në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte pjesë e Genoas në Serinë A.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka zbarkuar ditën e djeshme në Romë, ku ka kryer vizitat mjekësore për llogari të Napolit dhe sot pritet të fluturojë drejt Dimaros, atje ku skuadra po kryen përgatitjet bashkë me trajnerin Luciano Spalletti.

Sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur për një huazim me detyrim blerjeje, me Ostigard që pritet të firmosë për 5 sezone me skuadrën e Napolit, që në total do të shpenzojë rreth 10 milionë euro për mbrojtësin.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...