Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli gjen pasuesin e Zielinksit, gati firma me talentin spanjoll

Napoli gjen pasuesin e Zielinksit

Mesfushori spanjoll Gabri Veiga është i përzgjedhuri i Napolit për të zëvendësuar polakun Piotr Zielinski, i cili është gjithnjë e më pranë transferimit në Arabinë Saudite.

Për 21-vjeçarin e Celta Vigos, De Laurentiis ka ofruar deri në 30 milionë euro, ndërsa klubi spanjoll kërkon 40 milionë, megjithatë negociatorët kanë bërë punën e tyre, duke afruar palët në një marrëveshje për 35 milionë euro.

Spanjolli ka një fizik të konsiderueshëm dhe cilësi shumë të mira teknike, teksa sezonin e fundit ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asiste, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Lexo edhe:

Edhe vetë Gabri Veiga duket i bindur për t’u transferuar te napolitanët, aty ku do të marrë vendin e Zielinksit, i cili pritet të transferohet në Arabinë Saudite për shifrën e 24 milionë eurove.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...