Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli gjen trajnerin e ri, De Laurentiis merr vendimin përfundimtar

Napoli gjen trajnerin e ri, De Laurentiis merr vendimin përfundimtar
Napoli gjen trajnerin e ri, De Laurentiis merr vendimin përfundimtar

Walter Mazzarri ka parakaluar Igor Tudor dhe është vetëm një hap larg zyrtarizimit si trajneri i ri i Napolit. Pas një takimi të shpejtë me kroatin në Romë, presidenti i Napolit, Aurelio De laurentiis u ul në tryezë edhe me ish-trajnerin e klubit, Walter Mazzarri, që duket se e ka bindur me idetë e tij.

Media italiane raporton se De Laurentiis ka vendosur t’ia besojë pankinën Mazzarrit, që përveçse ka qenë më bindës me idetë për mënyrën si do të ndryshojë skuadrën, ka pranuar të firmosë një kontratë 7-mujore, ndryshe nga Tudor, që kërkonte kontratë të paktën deri në verën e 2025-ës.

Lexo edhe: 

Tashmë palët po sistemojnë detajet e fundit, si për firmën mbi kontratë të Mazzarrit, ashtu edhe për mënyrën e divorcit me Rudi Garcian, para se të vijë edhe zyrtarizimi i ndryshimit në pankinë.

Walter Mazzarri ka drejtuar Napolin edhe më herët, në periudhën 2009-2013, para se të largohej drejt Milanos, ku mori drejtimin e Interit. Tekniku 62-vjeçar nga Livorno rikthehet kështu në pankinën e Napolit pas plot 10 vitesh, por edhe në Serinë A, pas tre vitesh pa punë, që prej largimit nga Torino në 2020-ën.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...