Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli hakmerret ndaj Milik, nuk e federon as në kampionat as në Champions

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik vendosi te refuzojë si ofertën e Napolit për rinovimin e kontratës, ashtu edhe ofertat për t’u larguar këtë verë drejt ndonjë klubi tjetër, ndaj “të kaltrit” kanë nisur menjëherë hakmarrjen.

Duke qenë se Milik ka kontratë deri verën e ardhshme dhe më pas mund të largohet si lojtar i lirë, trajneri Gattuso e ka lënë jashtë listës së lojtarëve të federuar si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Thënë ndryshe, sulmuesi 26-vjeçar do të duhet të qëndrojë në tribunë në rastin më të mirë deri në janar, nëse do të pranojë largimin drejt ndonjë klubi tjetër, ose në të kundërt deri në verën e ardhshme.

Napoli pagoi 35 milionë euro në verën e 2016-ës për të transferuar sulmuesin polak nga Ajaxi, teksa në 4 sezone me fanellën e kaltër, Milik ka luajtur 122 ndeshje dhe ka shënuar 48 gola, por vlen të theksohet se dy vitet e para vuajti dy dëmtime vërtetë të rënda.

Ndërkohë sa u përket futbollistëve të tjerë, sulmuesi spanjoll Llorente dhe mbrojtësi francez Malcuit kanë mbetur jashtë listës së Ligës së Kampionëve, por do të ketë mundësinë të luajnë në kampionat.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...