Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Napoli i jep leksion, Bayerni i Nagelsmann vetëm humbet!

Bayerni i Julian Nagelsmann vazhdon të mos funksionojë. Bavarezët u mposhtën nga Napoli me rezultatin e thellë 0-3 brenda në Alianz Arena në miqësoren e radhës. 4 humbje për ekipin e Nagelsmann në këtë fazë përgatitore dhe kjo ndaj Napolit erdhi vetëm një javë para debutimit në ndeshjen zyrtare pikërisht në turin e parë të Kupës së Gjermanisë. 2-golëshi i Osimhen dhe finalizimi i Machach i dhanë suksesin ekipit të Spalletit që shënoi tre herë në 20 minutat e fundit, pikërisht kur Nagelsmann kishte zëvendësuar të gjithë emrat me peshë për t’iu bërë vend të rinjëve të akademisë. Megjithatë këmbanat e alarmit për një Bayern Munich që nuk funksionon kanë nisur të bien.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...