Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli-Juve, sfida e titullit luhet në distancë ndaj kryeqytetaseve

Fundjava fantastike në Serinë A bën që sfida e titullit ndërmjet Napolit dhe Juventusit të luhet në distancë përballë ndaj dy skuadrave të kryeqytetit italian. Pasditen e së shtunës, Juventusin e pret trasferta në fushën e Lazios, ndërsa në mbrëmje, Napoli luan në shtëpi me Romën.

Te Lazio-Juventus, shqetësimi më i madh i Inzaghit është të ngrejë moralin e skuadrës pas eliminimit me penallti në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Në anën tjetër, pasi siguroi finalen e turneut, Allegri përballet me mungesën e Higuain dhe dyshimet për gjendjen e Dybalas. Lazio me sulmin më të mirë vendoset përballë mbrojtjes bardhezi, më e mira e kampionatit deri në këtë pikë. Juventusi është përballur me jo pak vështirësi përballë kryeqytetasve, me dy humbje të pësuara në dy ndeshjet e fundit. Për vetë objektivat e skuadrave dhe faktit që në këtë pjesë të sezonit duhet të mendojnë edhe për sfidat europiane, ku Lazio luan me Dinamon e Kievit dhe Juventusi në fushën e Tottenham, këtë herë sfida pritet të jetë si një lojë shahu, ku diferencën do ta bëjnë padyshim detajet.

Juventusi do të provojë të fitojë dhe të shpresojë te një hap i mundshëm fals i Napolit, që në mbrëmjen e së shtunës do të presë Romën në San Paolo. Skuadra e Sarrit paraqitet në këtë duel pas dhjetë fitoreve radhazi dhe mund të përfitojë nga fakti që verdhekuqtë kanë humbur disi rrugën. Trajneri nuk ka fituar asnjëherë në shtëpi përballë Romës, duke regjistruar një humbje dhe një barazim, por pas paraqitjes me Cagliarin, ku shënuan pesë gola, ndërsa në rrjetën e Hamsik u përfshi e gjithë skuadra, duke nisur nga portieri, Napolit do t’i mjaftojë që thjesht të paraqitet si Napoli dhe të vazhdojë marshimin drejt titullit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...