Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Napoli ka siguruar Rrahmanin, por kërkon edhe Kumbullën

Drejtuesit e Napolit po punojnë me homologët e Veronës për një goditje të trefishtë në merkato. Sipas “Corriere dello Sport”, ka patur kontakte të vazhdueshme që nga dita e Krishtlindjes mes Cristiano Giuntolit, drejtorit sportiv te Napolit, dhe atij në Veronës, Tony D’Amico. Tre janë emrat që i interesojnë Napolit: Amrabat, Rrahmani dhe Kumbulla.
Për dy të parët, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët (mësohet se Rrahmani do të bëhet i Napolit për 12 milionë euro, por do të qëndrojë deri në fund te sezonit Verona në formë huazimi) dhe formalizimi i i marrëveshjeve pritet të ndodhë në 10-ditëshin e dytë të muajit janar, pasi Napoli të zgjidhë dhe disa situata kontraktuale me lojtarët që ka në organikë.
Ndërsa për Kumbullën, edhe pse ka interes konkret, bisedimet do të vijojnë gjatë muajve në vazhdim dhe në varësi të ecurisë së 19-vjeçarit 1 metrër e 90 centimetra i gjatë, do të bëhet edhe oferta e Napolit. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të monitorohet me kujdes nga Napoli, ndeshje pas ndeshjeje, deri në përfundim të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...