Kupa e Italise

Napoli luan sezonin në pak ditë, Gattuso: Besoj te forca e grupit

Pak javë më parë rinovimi i tij me Napolin jepej si i sigurt, por kohët e fundit raportet e Gennaro Gattusos me presidentin Aurelio De Laurentiis nuk janë më si më parë dhe kjo edhe për shkak të rezultateve të skuadrës.

Vetë Gattuso shpërtheu ashpër pak ditë më parë në konferencë për shtyp, ku ndër të tjera nuk i kurseu kritikat as për mënyrën se si po sillet presidenti, ndërsa humbjet ndaj Veronës e Genoas në kampionat kanë komplikuar edhe më shumë pozitat e tij.

Momentalisht te Napoli e kanë konfirmuar trajnerin edhe për dy ndeshjet e kësaj jave, ku luhet edhe sezoni, pasi të kaltrit do të diskutojnë gjysmëfinalen e kthimit nesër ndaj Atalantës dhe më pas do të presin Juventusin më 14 shkurt në stadiumin “Maradona”.

Dy ndeshje që do të përcaktojnë jo pak për ecurinë e Napolit, por edhe për të ardhmen e Gattusos, pasi tekniku mund të mos e mbyllë sezonin në pankinë, nëse klubi do të dalë nga objektivat para kohe.

Megjithatë as fati nuk po tregohet shumë bujar me Gattuson, pasi dy ndeshjet vendimtare do të duhet t’i përballojë pa dy qendërmbrojtësit titullarë Manolas-Koulibaly, njëri i dëmtuar dhe tjetri i prekur nga koronavirusi.

Dyshja tjetër Maksimoviç-Rrahmani nuk ofrojnë shumë siguri dhe kjo pritet të shtojë telashet për Gattuson, që do të përballet me dy nga skuadrat që kanë sulm mjaft të frikshëm. Gjithsesi vetë trajneri në konferencën për shtyp, e theksoi se diferencën do ta bëjë forca e grupit, duke kërkuar një sakrificë nga të gjithë.

“Sigurisht që jemi në vështirësi dhe do të luajmë dy ndeshje kyç për ecurinë e sezonit. Dihen vlerat e Manolas dhe Koulibaly, por ata që do të luajnë, do të bëjnë po aq mirë. Forca e grupit është ajo që bën diferencën dhe jo cilësitë e individit, Nuk duhet të shqetësohemi nga zërat përreth, apo kur topi nuk do të hyjë në rrjetë. Thjesht të japim gjithmonë maksimumin”, tha Gattuso.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency