Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli “makineri” perfekte, shpartallon Atalantën për 45 minuta

20 ditë pushime, pjesa më e madhe e të cilave e kaluar në grumbullim në qendrën stërvitore të klubit, kanë dhënë rezultatet e duhura te Napoli, që mposhti Atalantën me rezultatin 4-1, në një sfidë ku zgjidhi gjithçka brenda një 45-minutëshi perfekt.

Napolitanët nuk lejuan asnjë futbollist të shkojë në grumbullim me përfaqësueset përkatëse dhe këtë e shfrytëzoi maksimalisht Genaro Gattuso, që kishte studiuar me detaje strategjinë për të mposhtur Atalantën e Gasperinit, me këtë të fundit që vetëm dje pati ekipin e plotë në dispozicion.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të nga Hirving Lozano, që devijoi në rrjetë në pasim të ardhur nga krahu nga Di Lorenzo, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte sërish meksikani që dyfishoi shifrat me një gol të bukur nga distanca.

Në minutën e 30 ishte ish sulmuesi i Interit, Matteo Politano, që lëvizi bukur drejt qendrës dhe lëshoi një goditje mjaft të bukur nga distanca, duke shënuar golin e tretë, ndërsa më pas ishte edhe Victor Osimhen që çoi shifrat 4-0 në minutën e 43-të.

E ndërkohë që Napoli i Gattusos shkëlqente në fushë, trajneri Gasperini ishte i pafuqishëm të ndryshonte diçka te futbollistët e tij, një pjesë e të cilëve dukshëm të lodhur nga angazhimi në përfaqësueset përkatëse.

Atalanta provoi të ndryshojë diçka në pjesën e dytë, por Napoli menaxhoi mirë avantazhin e thellë dhe uli ritmin e lojës, ndërsa goli i holandezit Lammers shërbeu vetëm për sodisfaksion personal të futbollistit të ardhur këtë verë te zikaltrit.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 4-1 në favor të Napolit, që në tre ndeshjet e zhvilluara në fushë ka shënuar plot 12 gola dhe ka pësuar vetëm një, ndërsa Atalanta pëson humbjen e parë dhe dorëzon kreun e renditjes.

Vlen të theksohet se në këtë sfidë luajti si titullar Elseid Hysaj, që qëndroi në fushë për 90 minuta në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Berat Gjimshiti u aktivizua në minutën e 46’ me detyrën për të bllokuar sulmuesin Osimhen, punë që e bëri më së miri në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...