Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli, merkato për titullin dhe Sarrin

Pasi mbylli marrëveshjen me mesfushorin Machach, Napoli është shumë pranë një tjetër transferimi, atij të sulmuesit të Bolognës, Simone Verdi. De Laurentis është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për ta vënë futbollistin në dispozicion të trajnerit Sarri, që e shikon Verdin si një alternativë mjaft të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion.

Por krahas merkatos së janarit, drejtuesit e Napolit po punojnë për të kënaqur dëshirat e trajnerit edhe në merkaton verore. Maurizio Sarri ka vendosur si kusht krijimin e një skuadre konkurruese jo vetëm në kampionat, për të qëndruar më gjatë te Napoli dhe De Laurentis është i gatshëm t’i ofrojë në verë portierin e Genoas, Perin dhe sulmuesin danez të Ajaxit, Dolberg.

Gjithashtu po përgatitet edhe rinovimi me trajnerin, bashkë me shfuqizimin e klauzolës prej 8 milionë eurosh, për të eliminuar rrezikun ndonjë oferte nga klube si Reali i Madridit dhe Chelsea për Sarrin.

Napoli ka mbyllur një 2017 fantastike, duke grumbulluar 99 pikë gjatë gjithë vitit kalendarik, ndërsa pas 20 javësh, kryeson Serinë A dhe është një nga favoritët kryesorë për fitimin e titullit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...