Fernando Llorente mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i Napolit. Marrëveshja për kalimin e sulmuesit spanjoll te klubi i kaltër është mbyllur, tashmë pritet vetëm që ish-bomberi i Juves të kalojë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratë. Llorente te Napoli do të firmosë për 1 vit me një pagë që kap shifrën e 4 milionë eurove ndërkohë në rast se arrin të shënojë një numër të caktuar golash flitet për 12, rinovimi i tij do të jetë automatik edhe për një tjetër sezon. Ky transferim me parametër zero mund të mbyllet para supersfidës Juventus-Napoli të kësaj të shtune. Te Napoli, Llorente do të jetë zëvendësuesi i polakut Milik i cili pritet të rinovojë kontratën teksa do të firmosë një marrëveshje të re 5-vjeçare me Napolin nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon, ndërkohë te Napoli po punojnë edhe për merkaton në dalje pasi Ounas është transferuar te Nice në formë huazimi për 5 milionë euro me të drejtë blerjeje nga ana e klubit francez pas një viti për 20 milionë euro të tjera.
Lajme të tjera
Champions League
Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...
Champions League
Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...
Eredivisie
Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...
Lajme
Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...