Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli mposht Juven dhe i jep fund “agjërimit” në San Paolo

Napoli i jep fund “agjërimit” më shumë se 3 –mujor në “San Paolo” dhe e bën këtë ndaj rivalëve më të urryer të viteve të fundit, Juventusit, të cilin e mposhti me rezultatin 2-1, në atë që ishte njëkohësisht edhe fitorja e parë në kampionat për vitin 2020 për të kaltrit.

Skuadra e Gattusos vinte pas 3 humbjeve radhazi në kampionat, dy prej të cilave pikërisht në shtëpi, aty ku fitorja e fundit datonte më 19 tetor 2-0 ndaj Veronës, ndërsa sot bëri reagimin më të mirë, duke ndalur me meritë kampionët në fuqi.

Pas një pjese të parë të balancuar, Juventusi u penalizua nga dëmtimi i Miralem Pjanic në fillim të 45-minutëshit të dytë, ndërsa këtë fakt e shfrytëzuan maksimalisht napolitanët, që filluan të shohin rregullisht nga porta bardhezi.

Në minutën e 63-të ishte mesfushori polak Piotr Zielinski, që kaloi Napolin në avantazh, pas një aksioni të Insignes, gjuajtja e të cilit u grushtua nga polaku tjetër Szczesny, por numri 20 i napolitanëve ishte në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë.

Sarri nuk mund të pajtohej me humbjen në stadiumin ku ka festuar shumë e shumë herë kur drejtonte Napolin, ndaj aktivizoi Douglas Costën e Bernardeschin për të freskuar sulmin, por golin e gjetën sërish napolitanët.

Në një zbritje të shpejtë, ishte kapiteni Lorenzo Insigne që lëshoi një goditje spektakolare nga distanca dhe la të shtangur portierin Szczesny, duke dyfishuar shifrat dhe bërë që në “San Paolo” të shpërthejë festa.

Megjithatë bardhezinjtë nuk mund të dorëzoheshin kurrsesi dhe në minutën e 90’ ishte Cristiano Ronaldo që konfirmoi momentin e mirë që po kalon, teksa “dogji” në duel shpejtësie Di Lorenzon dhe Meret, duke shënuar golin që rihapi takimin.

Arbitri Marianni akordoi 4 minuta shtesë, ndërsa pikërisht në sekondat e fundit ishte Gonzalo Higuain që kërcënoi kuadratin e Napolit me një roveshiatë, që u prit qetësisht nga Meret dhe më pas erdhi vërshëllima finale, që la në fuqi triumfin e vendasve.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e 10 me 27 pikë në 21 javë, shumë pak për një skuadër që e nisi sezonin me stofin e pretendentes, ndërsa Juventusi mbetet në krye, por tani me vetëm 3 pikë larg Interit të vendin të dytë.

Lazio ndalet nga Roma, derbi “shënjohet” nga gabimet e portierëve

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...