Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Napoli në ishull për shkëputjen, Sadiku grumbullohet, pritet debutimi

Eliminimi nga Europa League nuk ka lënë pasoja te Napoli me të kaltrit që janë gati të vazhdojnë rrugën e nisur drejt misionit të tyre kryesor në këtë sezon që është fitimi i titullit kampion trofe që i mungon Napolit që nga koha e Diego Armando Maradonës. Mbrëmjen e sotme në Sardenjë, skuadra e Sarrit ka mundësinë ideale për ta thelluar në 4 pikë avantazhin ndaj Juventusit ndjekës, kjo edhe për faktin se sfida e javës së 26-të mes bardhezinjëve dhe Atalantës u shty për shkak të kushteve të këqija të motit. Cagliari është pengesa e rradhës për Napolin në kampionat, me të kaltrit që kërkojnë fitoren e 10-të radhazi. Treshja sulmuese Callejon-Insigne-Mertens është në formë të mirë dhe pavarsisht se skuadra ishullore në shtëpi bën një futboll të bukur, Napoli është favorit sot për të marrë tre pikët. Sfidën Cagliari-Napoli do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport 2 duke filluar që prej orës 20:45. Në ekranin tonë nuk do të mungojë as dueli që do të mbyllë javën e 24-t mes Dortmundit dhe Augsburgut, sfidë të cilën do të keni mundësi ta ndiqni nëpërmjet kanalit Eurosport 2 në orën 20:30. Verdhezinjtë pas kualifikimit të vuajtur në Europa League ndaj Atalantës synojnë të vijojnë ecurinë pozitive edhe në kampionat. Me një fitore ndaj Augsburgut, Dortmundi do të blindonte vendin e dytë në kuotën e 43 pikëve, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se Peter Stoger në stol verdhezinjtë janë një tjetër skuadër. Në orën 21:00 në Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Levantes dhe Realit Betisit. Është grumbulluar më në fund Armando Sadiku i cili mund të bëjë edhe debutimin sot ndaj Betisit, ndërkohë Levante ka nevojë për një fitore për t’iu larguar disi zonës së ftohtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...