Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli nuk heq dorë nga Championsi, mposht Lazion me goleadë, asist i Hysaj!

Gola dhe spektakël në duelin e drejtpërdrejtë për zonën Champions mes Napolit dhe Lazios që mbylli javën e 32-të të Serie A. Në stadiumin Diego Armando Maradona të kaltrit e Gattusos triumfuan me rezultatin e thellë 5-2. Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani fituan derbin shqiptar ndaj Muriqit dhe Strakoshës me portierin e kombëtares kuqezi që ishte i vetmi që nuk mori minuta në këtë sfidë. Sfida nisi menjëherë me gol me Lorenzo Insignen që zhbllokoi shifrat pas 7 minutash lojë, me një penallti të akorduar nga VAR për një lojë të rëndë në zonë të Milinkovic-Savic ndaj Manolas. 5 minuta më vonë gjërat u bënë më të thjeshta për Napolin kur Politano shënoi edhe të dytin. Lazio mund të ishte rikthyer në lojë por fati nuk ishte me Correan me goditjen e tij që u ndal nga shtylla në minutën e 18-të.

Me shifrat 2-0 u mbyll fraksioni i parë i lojës ndërkohë që edhe pjesa e dytë nisi nën shenjën e Napolit që shënoi edhe dy herë të tjera me kapitenin Insigne por edhe belgun Dries Mertens në minutat 53-të dhe 65-të. Në golin e dytë personal të Insignes dhe të tretin për Napolin në këtë sfidë asisti ishte i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj. Lazio u përpoq të rihpate sfidën me dy yjet e ekipit Ciro Immobile dhe Milinkovic-Savic të cilët realizuan dy herë në harkun e 4 minutave nga e 70-ta në të 74-ën me golat që ishin njëri më i bukur se tjetri, por për të vulosur fitoren e skuadrës së Gattuos mendoi një tjetër sulmues pikërisht nigeriani Victor Osimhen që realizoi në minutën e 80-të për t’i çuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 5-2. Për Lazion kjo ishte humbja e parë pas 5 fitoresh rresht ndërkohë që Napoli me këtë sukses u ngjit në kuotën e 63 pikëve dhe mban vendin e 5-të vetëm 2 pikë larg Atalantës dhe Juves.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...