Pas humbjes në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit, Napoli i Gennaro Gattuso mori një tjetër goditje pasi u mposht nga Verona me rezultatin 3-1 në stadiumin Bentegodi. Një disfatë e rëndë kjo për skuadrën e kaltër që zbriti nga vendi i 4-t në pozicionin numër 6 pas javës sē 19-të të fundit për fazën e parë. Gjithçka u mendua e lehtë për skuadrën e Gattusos kur Lozano kaloi në epërsi Napolin që në minutën e parë. Megjithatë brenda fraksionit të parë skuadra e Juric riktheu baraspeshën me Dimarcon. Në pjesën e dytë Barak dhe Zaccagni me golat e tyre fundosën Napolin, që pësoi humbjen e 6-të në këtë sezon të Serie A, dhe misioni Champions sa vjen e ndërlikohet. Vazhdon kriza e Cagliarit që pësoi një tjetër humbje pasi u mposht 1-0 nga Genoa në Marassi, me stolin e Di Francescos që ka nisur të lëkundet ndjeshëm.
