Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli nuk njeh blof, Hysaj fiton derbin kuqezi me Gjimshiti-Memushaj

Asnjë surprizë në sfidën përbyllëse të javës së 23-të të Serisë A mes Beneventos dhe Napolit. Derbi i Campanias, sikurse pritej u fitua nga skuadra e Sarrit me rezultatin 0-2, rezultat që e ringjit në krye të Serisë A, me 1 pikë më shumë se Juventusi. Një sfidë brenda sfidës ishte edhe derbi kuqezi mes Hysaj dhe dyshes Gjimshiti-Memushaj, i fituar nga mbojtësi i napolitanëve.

Benevento, me Gjimshitin titullar dhe Memushajn në stol, mundi të rezistonte thuasje 20 minuta, pasi pikërisht para mesit të pjesës së parë Mertens, i ndhmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes realizoi golin e parë të sfidës.

Sapo nisi pjesa e dytë, Hamsik shënoi të dytin pas një aksioni model të napolitanëve. Kaq i mjaftoi skuadrës së Sarrit për të kontrolluar më pas rezultatin, pa harxhuar shumë energji.

Në minutën e 68-të trajneri i Beneventos Roberto De Zerbi aktuvizoi Memushajn për t’i dhënë më shumë fanntazi lojës, por asgjë nuk ndryshoi në pjesën e mbetur të takimit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...