Napoli po mendon të shesë në verë polakun Piotr Zielinski, i cili futet në vitin e fundit të kontratës.
Lazio është një nga klubet e interesuara për të, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit italian i kanë hedhur sytë në Gjermani për zëvendësuesin e tij. Drejtori Giuntoli po shikon me kujdes danezin e lindur në vitin 2000, Jesper Lindstrom.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
I riu luan në qendër dhe në krah të mesfushës dhe ka spikatur me Eintracht Frankfurt. Ai ka më tepër tipare sulmuese dhe këtë sezon në Bundesliga ka shënuar 7 gola e 4 asiste. Kartoni i mesfushorit vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi gjerman.
