Serie A

Napoli për të mos përsëritur historinë, Milani për të siguruar Champions-in

Tri vite më parë Juventusi fitonte 2-3 në “San Siro” ndaj Interit dhe më pas Napoli pësonte disfatë 3-0 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës, duke humbur edhe garën për titullin kampion me bardhezinjtë, ndërsa tani historia përsëritet, megjithëse jo më për “Scudetton”, por për një vend në zonën Champions.

Bardhezinjtë ia dolën të marrin tre pikët ndaj Interit, mes polemikash pa fund për një arbitrim në kufijtë e amatorizmit nga ana e Gianpaolo Calvareses dhe të ngjiten përkohësisht në vendin e katërt, duke parakaluar Napolin, që do të zbresë në fushë mesditën e sotme sërish në Firenze për t’u përballur me Fiorentinën vendase.

Këtë herë djemtë e drejtuar nga Gennaro Gattuso e kanë të qartë që për të mos u përsëritur historia e tre sezoneve më parë, duhet të marrin maksimumin në një transfertë të vështirë dhe përballë një kundërshtari me shumë cilësi, që për më tepër luan pa presionin e pikëve, pasi ka siguruar mbijetesën.

Tekniku i Napolit nuk do të ketë në dispozicion Khalidou Koulibaly, i cili u bë protagonist negativ tre vite më parë, pasi u ndëshkua me karton të kuq që në minutat e para, ndaj do t’ia besojë qendrën e mbrojtjes dyshes ballkanase Manolas-Rrahmani, me Hysajn e Di Lorenzon nga krahët.

Pjesa tjetër janë të gjithë në dispozicion të Gattusos, që do të mund të zgjedhë më të mirët, ndërsa vlen të theksohet se me organikë të plotë në dispozicion është edhe trajneri i Fiorentinës, Giuseppe Iachini, që shpreson sërish në golat e Vlahovic.

Në mbrëmje vëmendja do të spostohet në “San Siro”, ku Milani do të ketë “match point”-in e parë për të siguruar edhe matematikisht një vend në zonën Champions, pasi për ta bërë këtë do të duhet thjesht të marrë tre pikët ndaj sardëve.

Kuqezinjtë do të bëjnë pa shërbimet e Ibrës dhe Tonalit, të dy të dëmtuar, ndërsa Pioli do të duhet të bëjë llogaritë edhe me faktorin fushë, pasi Milani i tij ka treguar vazhdimisht se e ka shumë më të lehtë të fitojë në transfertë sesa në “San Siro”.

Për më tepër, Cagliari ka ende nevojë për pikë, që të sigurojë matematikisht mbijetesën në elitën e futbollit italian dhe të mos lërë asgjë për në javën e fundit ndaj Genoas në “Sardegna Arena”.

Të dy këto takime do të vijnë në ekranin e Supersport, ashtu si edhe sfida Udinese-Sampdoria, një përballje pa asnjë motivim për të dy ekipet, që në fushë do të provojnë të dhurojnë spektakël.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency