Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Napoli prezanton drejtorin e ri: Unë nuk bëj tifo për Juventusin

Napoli prezantoi drejtorin e ri sportiv, Mauro Meluso. Ky i fundit pason në këtë detyrë Christiano Giuntolin që u largua për një eksperiencë të re te Juventus, madje la një shije të hidhur tek napoletanët duke theksuar se ishte një tifoz i vjetër i bardhezinjve. Megjithatë, në konferencën e prezantimit, Meluso e bëri të qartë se ndryshe nga Giuntoli ai nuk kishte bërë asnjëherë tifo për Juventus duke shtuar se ai mbështet vetëm skuadrat në të cilat punon.

“De Laurentis nuk më pyeti se për cilën skuadër bëj tifozllëk, por ju garantoj se kurrë nuk kam bërë tifo për Juventusin. Në Serie A kam luajtur për Lazion dhe Cremonesen, por nuk bëj tifo për asnjë skuadër në veçanti, përveç atyre ku punoj.

Lexo edhe: 

Në Napoli është gjithnjë një atmosferë e nxehtë dhe kjo më pëlqen, isha në dhjetor në qytet dhe njerëzit kishin nisur festën e titullit. Të punosh për Napolin është një përgjegjësi e madhe, mos harroni pas Juventus, në këto dhjetë vitet e fundit, Napoli është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë”, u shpreh Meluso.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....