Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli sakrifikon dy titullarë në merkaton e verës

Napoli sakrifikon dy titullarë
Napoli sakrifikon dy titullarë

Napoli po kalon një periudhë fantastike në kampionat, ku ka vënë të dy duart te titulli kampion dhe nga java në javë, pret ta fitojë edhe matematikisht trofeun.

Përveç kësaj, skuadra e Spallettit po shkëlqen edhe në Champions League, ku do të përballet me Milanin në çerekfinale, megjithatë në verë mund të përballet me një “eksod”.

Disa prej yjeve të ekipit kanë përfunduar në radarët e klubeve më të mëdha europiane, teksa Kvaratskhelia e Osimhen janë më të kërkuarit mes napolitanëve.

Presidenti De Laurentiis ka mbyllur dyert për gjeorgjianin, por nuk mund të bëjë asgjë për Osimhen, pasi në verë ka nevojë për paratë që mund të vijnë nga merkatoja.

Lexo edhe:

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të shituar fantazistin polak Piotr Zielinski dhe sulmuesin anësor meksikan, Hirving Lozano.

Vetëm në këtë mënyrë, Napoli mund t’i lejojë vetes të mbajë ende në “Maradona” edhe Kvaratskhelian, edhe Osimhen.

Për Zielinskin interesohet West Ham, që mund të ofrojë 25-30 milionë euro për ta marrë në verë, teksa De Laurentiis nuk mund të refuzojë, pasi polaku ka kontratë deri në verën e 2024-ës.

Sa i përket Lozanos, Spalletti nuk e sheh si një titullar fiks dhe për meksikanin kanë shfaqur interes disa klube të Premier Leagues, ndaj për 20-25 milionë, mund të niset me destinacion Premier Leaguen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...