Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli shpërdoron ndaj Sassuolos, tani shpresat te Milani

Napoli shpërdoroi një mundësi mjaft të mirë për t’u rikthyer në krye të renditjes, të paktën përkohësisht, teksa në pasditen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sassuolos në Reggio Emilia.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 22-të, kur pas një rrëmuje në zonë, Politano dërgoi topin në rrjetën e Pepe Reinës.

Reagimi i napolitanëve ishte i menjëhershëm, duke u hedhur në sulm, në kërkim të golit të barazimit, por ai erdhi vetëm në minutën e 80’, pas nëj devijimi në portën e tij, të mbrojtësit Rogerio.

As 5 minutat shtesë, të akorduara nga arbitri kryesor, nuk mjaftuan që skuadra e Sarrit të gjente golin e avantazhit dhe të rikthehej në vendin e parë, pas 3 javësh mungesë. Tashmë Napolit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lutet për një rezultat pozitiv të Milanit në Torino, për të mos lejuar shkëputjen e Juventusit.

Në ‘Bentegodi’ Chievo u rikthye te fitorja, duke mposhtur me përmbysje Sampdorian, që nga ana tjetër pëson humbjen e 3-të radhazi. Golit të Quagliarelës në pjesën e parë, iu përgjigjën Castro dhe Hetemaj, që i dhuruan 3 pikët veronezëve.

Inter ‘paralajmëron’ Milanin, Lazio bën detyrën ndaj Beneventos

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...