Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Napoli “shtyp” edhe Sassuolon, Rrahmani asist për Osimhen

Napoli merr fitoren e radhës në Serinë A. As Sassuolo nuk mund të ndalë “galopimin” e Napolit drejt titullit kampion, trofe që të kaltrit nuk e fitojnë që nga epoka e Maradonës.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti triumfoi 0-2 në “Mapei Stadium”, ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

E zhbllokoi takimin talenti gjeorgjian, Kvaratskhelia, i shërbyer nga Olivera në minutën e 12-të.

Goli që vulosi fitoren e napolitanëve u realizua nga Osimhen në të 33-tën e në këtë rast, përveç përgjegjësisë së mbrojtjes dhe portierit, meritë ka edhe mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, që lëshoi një top të gjatë për sulmuesin, që e dërgoi topin në rrjetë nga një kënd i vështirë.

Asgjë nuk ndryshoi gjatë fraksionit të dytë, Napoli u mbrojt mirë mirë, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, për të “sigluar” fitore e 20-të në Serinë që e ngjit në kuotën e 62 pikëve, plot 18 më shumë se ndjekësi më i afërt, Iteri.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...