Napoli ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Jose Maria Callejon. “Gazzetta dello Sport”, shkruan se të kaltërit i kanë paraqitur ofertë Manchester City-it për Oleksandr Zinchenko.
Klubi i De Laurentiis, për kartonin e ukrainasit, i ka propozuar huazimin me të drejtë blerjeje për 4-5 milionë Euro. Tashmë pritet vetëm përgjigja e anglezëve.
