Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli-Torino dhe Inter-Sampdoria, e dielë që premton shkëndija në Serie A!

TURIN, ITALY - SEPTEMBER 23: Armando Izzo (R) of Torino FC competes with Lorenzo Insigne of SSC Napoli during the Serie A match between Torino FC and SSC Napoli at Stadio Olimpico di Torino on September 23, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Fitoret e shumta dhe sukseset e njëpasnjëshme të Juventusit në Itali kanë eklipsuar në njëfarë mënyre rezultatet e Napolit, sidoqoftë ekipi nga Campania vazhdon të bëjë mirë në Serinë A, duke lënë vazhdimisht pas vetes klube si Inter, Milan, Roma apo dhe Lazio. Të kaltërit janë shpallur dy herë nënkampionë në Apenine në tre edicionet e fundit, madje edhe në edicionin e sivjetshëm Napoli duket se e ka çimentuar vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me një avantazh të konsiderueshëm ndaj zikaltërve të Spallettit. Përpara se të fillonte sezoni u largua Sarri dhe timonin e rrëmbeu një ekspert si Carlo Ancelotti, e në fakt nën drejtimin e trajnerit emilian skuadra ka patur stabilitet dhe qëndrueshmëri në rezultate. Pavarësisht eliminimit në Kupën e Italisë në fund të muajit janar nga Milani në Giuseppe Meazza, të kaltërit i kanë të gjitha mundësitë për të shkuar deri në fund në Europa League, kompeticion ku bookmakers-at tani e kuotojnë Napolin në pozicionin e dytë, menjëherë pas Chelsea-t favorit.

Pas triumfit në Zvicër, 3-1 me Zurich, ekipi i Ancelotti-t do të presë në San Paolo në orën 20:30 Torinon, klub që befas renditet vetëm pesë pikë poshtë zonës Champions. Të kaltërit pritet të zbresin në fushë me ndryshime, duke alternuar lojtarët, ndërkaq siç dihet do të mungojë në mbrojtje dyshja Mario Rui-Raul Albiol, ndërsa në dyshim përpara është Dries Mertens, gjithsesi Napoli ka fituar 6 nga 7 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve. Më herët në orën 18:00 Interi do të masë forcat me Sampdorian, që qëndron 10 pikë më poshtë në tabelën e klasifikimit. Spalletti do të luajë sërish pa Mauro Icardi-n dhe situata e ish-kapitenit zikaltër është vërtet shumë e paqartë, sidoqoftë vendasit i pret një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi me të cilin kanë vuajtur historikisht, madje pesë muaj më parë në Gjenovë në fazën e parë Interi pati nevojë për një gol në minutën e 94-t të mesfushorit kroat Marcelo Brozovic, për të siguruar 3 pikët. Më herët në orën 15:00 në Serinë A do të zhvillohen gjithashtu edhe takimet Genoa-Lazio dhe Empoli- Sassuolo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...