Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli tronditet para Milanit, dëmtohet sulmuesi titullar

Napoli tronditet para Milanit
Napoli tronditet para Milanit

Napoli tronditet para Milanit, me të cilin do të përballet këtë fundjavë në kampionat. Sulmuesi kryesor i të kaltërve, Victor Osimhen ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kaltër që sqaron se Osimhen ka një problem muskulor dhe javën e ardhshme do të monitorohet për të parë kur mund të rikthehet në fushë.

Lexo edhe: 

E nëse kjo sfidë nuk përbën shumë problem për napolitanët, pasi kryesojnë bindshëm kampionatin, Spallettin e shqetëson fakti që mund të detyrohet të luajë pa Osihmen edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit, sërish ndaj kuqezinjve.

Për momentin i avantazhuar për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, është argjentinasi Simeone, i cili veçanërisht në Ligën e Kampionëve ka bërë shumë mirë dhe tani është gati të shënojë e të udhëheqë skuadrën edhe në kampionat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...