Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Napoli tundohet nga oferta e PSG për Allan, priten zhvillime të rëndësishme

Paris Saint Germain e ka seriozisht për Allan dhe sipas mediave italiane, ka rritur ofertën në 90 milionë euro, për të marrë brazilianin që në muajin janar, pasi Tuchel ka nevojë për futbollistë në mesin e fushës, për të synuar triumfin në Champions.

Presidenti De Laurentiis ka qenë gjithmonë kundër shitjes së brazilianit, por duket se kjo shifër ia ka turbulluar mendimet dhe po mendon seriozisht të pranojë ofertën pariziene, pasi me 90 milionë euro mund të gjejë menjëherë zëvendësuesin e Allan.

Në rast të mbylljes në mënyrë pozitive të kësaj marrëveshjeje, Napoli do të hidhet menjëherë në sulm për të marrë mesfushorin Barella nga Cagliari, për të cilin mund të bindë sardët me një ofertë prej 60 milionësh “cash”, pa përfshirë lojtarë të tjerë në marrëveshje.

Për më tepër, edhe shifrën e mbetur prej 30 milionë eurosh, bosi napolitan mund ta përdorë për të marrë nga Genoa sulmuesin Kouame, i cili ka bindur në këtë fazë të parë dhe është në krye të listës së preferencave të Ancelottit.

Ditët në vijim do të jetë vendimtare për këtë marrëveshje, por ajo që është e rëndësishme, është fakti që përtej temperaturave të ulëta, merkatoja e janarit duket se është ndezur dhe do të ofrojë befasi mjaft të këndshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...