Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli “ul me këmbë në tokë” Veronën, Zenga merr fitoren e parë me Cagliarin

Pasi ia doli të triumfojë në Kupën e Italisë, duke ngritur lart trofeun e parë të sezonit në Itali, Napoli u shfaq në një formë mjaft të mirë edhe në kampionat, pasi mori një fitore 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Veronës.

Të besuarit e Genaro Gattusos arritën të administrojnë mirë lojën përballë një kundërshtari që u ka hapur punë shumë skuadrave në kampionatin italian dhe pritën momentet e duhura për të goditur, teksa golin e avantazhit e gjetën vetëm në minutën e 38’ me anë të sulmuesit polak Arkadiuz Milik.

Verona u përpoq të reagojë dhe krijoi disa raste, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe golin e barazimit me anë të kapitenit Davide Faraoni, por arbitri e anuloi me ndihmën e VAR-it, pasi pa një prekje me dorë në nisje të aksionit.

Në minutën e 90’ të takimit, pas një krosimi nga këndi, meksikani Hirving Lozano u harrua në shtyllën e dytë nga Rrahmani e faraoni dhe kërceu me kokë për të shënuar edhe golin e dytë për Napolin, duke vulosur suksesin.

Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e 6 të renditjes, ose vendi i fundit që të jep një biletë për në Kupat e Europës, ndërsa Verona sheh t’i veniten shanset për të luajtur në ligat europiane sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjen e tij të dytë në pankinën e Cagliarit, trajneri Walter Zenga gjeti suksesin e parë, pasi sardët ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Spalit, falë një goli të shënuar nga Giovani Simeone në minutat e fundit të takimit.

Skuadra e Cagliarit vinte pas 4 humbjesh radhazi në kampionat dhe së fundi kishte zbritur pranë zonës së ftohtë të renditjes, por me suksesin e sotëm largohet ndjeshëm nga tre vendet e fundit dhe rihap shpresat për një vend në Europë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...