Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli “zjarr” në merkato, pas Simeones vijnë edhe dy futbollistë të tjerë

Spalletti sqaron të ardhmen
Spalletti sqaron të ardhmen

Me kampionatin që ka nisur, Napoli po vrapon për të kompletuar sa më shpejt ekipin, teksa paraditen e sotme ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin argjentinas Giovanni Simeone, i cili vjen nga Verona për një shifër prej rreth 15 milionë eurosh.

Po sot, në Romë ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore mesfushori francez Tanguy Ndombele, i cili do të vijë nga Tottenhami me formulën e huazimit për dy milionë euro, me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Francezi është blerja më e shtrenjtë në historinë e Tottenhamit, por nuk arriti të lërë gjurmë në kampionatin anglez, ndaj do të kërkojë rilindjen në Itali, pikërisht nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se pasditen e sotme ka zbarkuar në Romë edhe Giacomo Raspadori, i cili do të kryejë vizitat mjekësore për llogari të Napolit dhe bashkë me Ndombele, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Spalletti.

Me Raspadorin dhe Ndombele, merkatoja në hyrje e Napolit mund të konsiderohet e mbyllur dhe skuadra e kompletuar, teksa deri në fund pritet të largohet Fabian Ruiz, i cili është shumë pranë akordit me Paris Saint Germain.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...