Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Naser Ramaj: Ta bëjmë me famë Feronikelin edhe jashtë Kosovës

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, nëpërmjet një letre publike, një ditë pasi klubi nga Drenasi i shpall kampion i IPKO Superligës së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët e Drenasit dhe Drenicës për suksesin e arritur në frymën e fundit të kampionatit. A i falënderon të gjithë për kontributin e dhënë, pa harruar të premtojë se do të bëjë më të mirën që Feronikeli të ketë ecuri pozitive edhe në Europë.

Urime futbollistë, trajnerë, qytetarë të Drenasit dhe Drenicës, në veçanti gëzuar për tifozët tanë besnikë, “Tigrat e Zi”.

U rikonfirmua edhe një herë pse jemi kampion! Fitorja e sotme, ballë për ballë me pretendentin për titullin kampion, e vulosi punën tonë njëvjeçare.

Sporti me shpirt garues fitoi. Fitoi besimi i futbollistëve tanë, prej xhiros së parë, se do të rikthehemi kampionë, në krye të tabelës. Shumë punuam që ta arrijmë këtë.

Faleminderit nga zemra të gjithë kontribuuesve për këtë titull. Qytetarët e Drenasit, e kanë merituar këtë titull të kampionit, sepse vërtet jemi më të mirët.

Kjo ditë nuk ishte aq e shpejtë për të qenë kampion.

Megjithatë, ishte ditë që u nis nga vullneti i mirë, gjithsesi nga dashuria ime për komunën time, për të rinjtë tanë dhe për sfidën: Çfarë po bëj për vendin tim!

Sporti, nuk ishte hapësirë e njohur për mua, por për mua ishte e njohur komuna ime dhe qytetarët e saj që dy herë kishin qenë kampionë nacionalë dhe disi lëkundej besimi në klubin e Feronikelit.

Sfida, tashmë kishte marrë udhë, pas takimit me kryetarin e komunës së Drenasit, Z. Lladrovci, edhe pse sporti nuk ishte lëmi im profesional apo synim im si preokupim ditor.

Megjithatë, unë besoj, prandaj erdha në krye të klubit, me përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e një fushe krejt tjetër, në fushë të futbollit.

Sot, ndihem mirë. Sot, ndjehem krenar. Me meritë, jemi kampionë.

Jam krenar me qytetarët e Drenasit dhe Drenicës, por edhe tifozët ku luajtëm në tërë Kosovën, duke na përcjellë nga java në javë, nga fitorja në fitore, së bashku me futbollistët e shkëlqyer të Feronikelit, me trajnerin e përkushtuar dhe me ekipin teknik.

Sot, përkundër dilemave dhe shqetësimeve (rruga ime e kaluar me mijëra kilometra, çdo javë) për ta përcjellë ekipin tonë, u shpagua, sepse sot, nga Presidenti Thaçi, e morëm trofeun e synuar dhe të gjitha i harrojmë.

Ne do të ecim bashkë tutje, për fitoret e reja, për sukseset e reja.

Futbollistët tanë, e meritojnë këtë, trajneri Zekirija e meriton këtë, qytetarët e Drenasit e meritojnë suksesin.

Edhe unë nuk do të ndalem që Feronikeli ta tejkalojë famën nacionale, edhe në skenën ndërkombëtare.

Për këtë jemi gati të gjithë, sepse ne mundemi dhe duam, për Feronikelin tonë, sportin e sportdashësit tonë, Drenasin dhe Kosovën tonë.

Në këtë qëllim fisnik, na ndihmoftë Zoti!”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...