Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nasser Al Attiyah “hipotekon” titullin për makina

epa07274155 Qatari Nasser Al-Attiyah his Toyota during the fourth stage of the Rally Dakar 2019 between Arequipa and Tacna, in Peru, 10 January 2019. EPA-EFE/Ernesto Arias

Nasser Al Attiyah është praktikisht fituesi i këtij edicioni të “Rally Dakar”, në kategorinë e makinave. Piloti nga Katari fitoi etapën e 9-të, që është e parafundit e turneut, duke lënë në vendin e dytë Nani Romën, me 4 minuta e 58 sekonda më shumë, ndërsa i treti u pozicionua De Viliers.

Etapa e fundit e “Rally Dakar” është ajo prej 359 km, që do të nisë në OPisco e do të përfundojë në Lima. Në këtë pikë, Al Attiyah do t’i duhet vetëm të administrojë avantazhin e krijuar, prej pak më shumë se 51 minutash në renditjen e përgjithshme, për të zyrtarizuar fitoren e “Rally Dakar”.

Ndërsa për motorë, fitorja e etapës së 9-ë i shkoi Michael Metge, me 3 orë, 46 minuta e 38 sekonda, duke lënë në vendin e dytë Daniel Jager, ndërsa në të tretin u pozicionua Pablo Quintanilla.

Për t’u theksuar është se pretendentët për fitoren e “Rally Dakar” në këtë kategori prerefuan të studionin njëri-tjetrin, duke e nisur e mbyllur bashkë etapën.

Në renditjen e përgjithshme, Toby Price vazhdon të kryesojë, i ndjekur nga Quintanilla në vendin e dytë me 1 minutë e 2 sekonda më shumë, ndërsa i treti është kampioni në fuqi Walkner.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...