Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nasser: Erdha te Kukësi për të fituar trofe

Ai u transferua me shumë bujë te Kukësi në merkaton e kësaj vere, madje u cilësua nga menaxheri i klubit verilindor Naim Halili si i huaji më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar. Por edhe pse nuk arriti të linte shenjën e tij në 2 ndeshjet ndaj Sherifit të Tiraspolit në turin e dytë të Champions-it, Siraj Nasser tashmë është ambientur sic duhet dhe është gati për të ndihmuar Kukësin të arrijë objektivat sezonalë.

“Kam rreth 1 muaj që jam pjesë e Kukësit, më pëlqen ambienti që kam gjetur këtu, më pëlqen skuadra. Shokët e ekipit më kanë ndihmuar të përshtatem sa më shpejt me klubin tim të ri si dhe të njoh Tiranën si qytet. Mendoj se do të zhvillojmë një sezon pozitiv. Është e vërtetë që nga skuadra janë larguar disa futbollistë cilësorë, por lojtarë të tjerë shumë të rëndësishëm janë bërë pjesë e Kukësit. Me mua por edhe me futbollistët e tjerë që i janë bashkuar ekipit besoj se Kukësi do të luftojë për të fituar trofe edhe në sezonin e ri”.

Me një të shkuar në klube të rëndësishme në Izrael si Hapoel Beer Sheva, Hapoel Tel Aviv dhe Bnei Sankhin, mesfushori 26-vjecar nuk i trembet aspak konkurencës te Kukësi, ndërkohë që i pëlqen mënyra sesi e stërvit skuadrën trajneri i ri Mladen Milinkovic.

“Konkurenca është dicka shumë e rëndësishme në futboll. Në cdo skuadër duhet të vuash konkurencën. Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurencën në ekip.Mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe nëse do ta meritoj mendoj se do të jem një titullar fiks te Kukësi. Edhe pse ka vetëm pak që e njoh, Milinkovic është një trajner i mirë. Ai punon fort dhe me të, të gjitha seancat stërvitore janë shumë intensive. Me trajnerin e ri besoj se do të përmirësohemi dhe kam bindjen që ai do të bëjë një punë të mirë te Kukësi”.

Nasser ka ardhur te Kukësi me një objektiv të qartë të fitojë titullin kampion por edhe Kupën e Shqipërisë me verilindorët.

“Objektivi kryesor i Kukësit jo vetëm këtë vit por në cdo sezon është të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm. Unë kam ardhur pikërisht për të fituar sa më shumë tituj me Kukësin. Nuk e njoh mirë kampionatin shqiptar dhe nuk e di sesi në cfarë gjëndjeje janë rivalët tanë, por e sigurtë është që kundërshtarët nuk janë më të fortë se ne dhe për mendimin tim Kukësi është gati për të konkuruar për cdo trofe”.

Në fund futbollisti izraelit bëri edhe një krahasim mes futbollit që luhet në Izrael dhe atij në Shqipëri.

“Unë kam luajtur në Izrael gjatë gjithë karrierës time, atje luhet një futboll i shpejtë dhe i fortë. Por me aq sa kam kuptuar edhe në Shqipëri luhet një futboll i fortë dhe i ashpër dhe duhet të jesh i qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit dhe të ruash të njëjtën performancë për të prentduar që të fitosh trofe”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...