Futboll

Nata e gjatë e Buffon, lamtumirë Juves, por mund të vazhdojë të luajë në një klub të madh!

Parashikohet një natë e bardhë, mes mendimesh, kujtimesh dhe bilancesh mes orëve pagjumë. Gigi Buffon ka ende disa orë për të vendosur se çfarë do të deklarojë në konferencën për shtyp të parashikuar për ditën e enjte.Buffon mund t’i japë lamtumirën Juventusit, madje janë të shumtë analistët italianë që tashmë e quajnë një çështje të mbyllur, duke e argumentuar si një vendim në shenjë respekti dhe dinjiteti. Tashmë që Juventusi ka investuar tek një tjetër portier me kualitet si Szczesny, Buffon nuk duket se do t’i imponojë klubit prezencën e tij dhe polakut 28-vjeçar një tjetër vit qëndrimi nën hijen e tij. Prandaj të gjitha parashikimet flasin se Buffon do të dalë në këtë konferencë duke artikuluar falenderimet për klubin torinez dhe bashkëjetsën përgjatë gjithë këtyre viteve.
Sidoqoftë, pritet që deklarata e Buffon të mos ndalet vetëm te lamtumira ndaj Juventusit, sepse Gigi është i bindur se mund të vazhojë të luajë  edhe për disa sezone të tjerë pa rënë nga niveli për më tepër që gjatë këtyre javëve është kortezhuar nga më shumë se sa një klub i madh. Nëse do të jetë Amerika, Emiratet apo Kina destinacioni i rradhës përgjigja është jo. Mendohet se ardhmja e 40-vjeçarit do të vijojë në një prej klubeve pjesëmarrëse në Champions League, duke hedhur poshtë idenë e daljes në pension për Buffon. Duke ditur pretendimet e gardianit, rrethi  mbyllet duke lakuar skuadra të tilla si  Real Madrid, PSG, ndoshta dhe Liverpool.

Gjithesi, misteri do të zbulohet nga vetë Buffon. Në rast të kundërt ai mund të limitohet vetë tek lamtumira ndaj Juventusit duke i dhënë vetes ende kohë për të planifikuar hapin e rradhës. Në të gjitha rastet gjëja e fundit që pritet në konferencën e të enjtes prej tij është anonçimi se do të varë këpucët në gozhdë. Orë suspanse për Gigi Buffon dhe për ata që tek futbolli gjejnë emocionet e mëdha.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top