Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Natën e mirë të gjithë atyre që kontestuan”, Djokovic “kapet” sërish me tifozët në Wimbledon

Novak Djokovic kaloi pa shumë probleme në çerekfinalen e Wimbledon teksa mposhti Holger Rune me shifrat 0-3. Tenisti serb triumfoi me rezultatin 3-6, 6-4 dhe 2-6, teksa problemet më të mëdha nuk ja krijoi kundërshtari danez, por publiku në “Centre Court”.

37-vjeçari, në më shumë se një rast u kontestua nga publikua që nuk i kursey vërshëllimat, teksa nga ana tjetër, edhe Djokovic nuk i la pa përgjigje duke ia kthyer me reagime të ndryshme. Në intervistën pas ndeshjes, “Nole”, gjeti rastin për t’i ngacmuar edhe njëherë tifozët prezent duke i uruar me ironi natën e mirë.

Lexo edhe:

“E di që zhurmat dhe vërshëllimat nga tifozët ishin sepse po gëzoheshin për Rune, megjithatë u përdorën edhe kundër meje. Kam më shumë se 20 vite në fushë dhe i njoh shumë mirë të gjitha hilet. Unë kam luajtur edhe në ambiente më të këqija, ju siguroj se asgjë nuk më bën përshtypje.

Megjithatë, ata kanë paguar biletën dhe kanë të drejtën e tyre për të mbështetur kë të duan. Por, nëse dikush kalon limitet atëherë unë do të reagoj. Të gjithë atyre që nuk respektojnë lojtarët në fushë, iu them natën e mirë”, përfundoi Djokovic.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...