Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nations League, më 24 Janar Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët

Afrohet Nations League, turneu më i ri i UEFA-s. Pasi janë përcaktuar ligat ku do të luajnë skuadrat dhe vazot në të cilat janë pozicionuar, tashmë gjithçka është gati për shortin e 24 Janarit, që do të hidhet në Lozanë të Zvicrës.

Pikërisht ajo ditë do të shënojë edhe nisjen zyrtare të Ligës së Kombeve, eveniment që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat europiane.

Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria do të niset nga Liga C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Gjatë shortit, skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga katër. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e vitit 2020.

Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Europian.

Liga A përbëhet nga 12 skuadrat më të mira kontinentale, mes të cilave Gjermania, Portugalia, Belgjika e Spanja në vazon e parë; për të vijuar me Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Italinë në vazon e dytë dhe më tej me Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën në vazon e tretë.

Edhe në Ligën B janë 12 skuadra të nivelit shumë të lart, nga Austria, Uellsi, Rusia e Sllovakia në vazon e parë; Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës e Bosnja në vazon e dytë dhe Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia që pozicionohen në vazon e tretë të shortit.

Përsa i takon Ligës D, më e ulëta e turneut, aty janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltari, ndërsa kokat e grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të luhen prej muajit Shtator deri më Nëntor 2018. Shortin ku do të përcaktohen duelet e turneut më të ri europian do të keni mundësi ta ndiqni “live” dhe ekskluzivisht në SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...