Triumfi 3-0 ndaj Ukrainës i dhuroi Skocisë fitoren e tretë në katër takimeve të zhvilluara deri më tani në Nations League.
Këto dy përfaqësuese u përballën mbrëmjen e së mërkurës, (sot), ndeshje kjo e prapambetur e cila duhej të ishte zhvilluar që në muajin qershor, por që u shty për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa ishte një 45-minutësh i balancuar, me të dyja skuadrat që tentuan të gjenin rrugën drejt rrjetës, por që ishin të pafata.
Në pjesën e dytë Skocia “ndryshoi fytyrë” dhe ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 70’, me Mc Ginn që shfrytëzoi një rrëmujë në zonë, i dha avantazhin vendasve dhe ndezi festën në “Hampden Park”.
Vetëm 4 minuta pas aktivizimit në vend të Adams, në të 80-ën, Dykes do të godiste portën e Trubin, duke i dhuruar golin e sigurisë Skocisë dhe trajnerit Clarke.
Dykes nuk u ndal me aq, sulmuesi i Rangers gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 87’ golin e tij të dytë, gjë të cilën 26-vjeçari e bën për herë të parë me skuadrën e Skocisë, ndërsa vulosi rezultatin e kësaj sfide.
Pas këtij takimi Skocia merr kryesimin e Grupit 1 të Ligës B të Nations League, ndërsa Ukraina renditet e dyta me 7 pikë, ndjekur nga Irlanda dhe Armenia, respektivisht me 4 dhe 3 pikë.
