Nations League

Nations League/ Italia humbet Tonalin, trembet edhe Milan

Sandro Tonali “ngre flamurin e bardhë” dhe nuk do mund të jetë në gjendje të luajë me Italinë në dy ndeshjet e Nations League ndaj Anglisë dhe Hungarisë.

Mesfushori nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit të grupit të përfaqësueses së Italisë për shkak të lodhjes së muskujve.

Mungesën e lojtarit të “Djallit” e konfirmoi edhe trajneri Mancini, i cili në konferencën para ndeshjes u shpreh pesimist edhe për takimin e së hënës ndaj Hungarisë.

Një situatë që padyshim se edhe Milani po e ndjek me njëfarë shqetësimi për rikthimin e kampionatit, pasi ende nuk dihet se sa kohë do i duhet Tonalit për rikuperim, megjithatë ecuria e mesfushorit është duke u ndjekur me kujdes dita ditës.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency