Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Navas në Premier League, e kërkojnë dy herë fituesit e Champions League

Dean Henderson, portieri titullar i Nottingham Forest në Premier League pësoi një dëmtim në ndeshjen e datës 14 janar ndaj Leicester. Trajneri Steve Cooper konfirmoi se numri një i portës së Nottingham do të mungojë nga katër deri në pesë javë, ndaj drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Henderson.

I përzgjedhuri i anglezëve është Keylor Navas për të cilin nuk ka më hapësira tek skuadra e PSG ndërsa titullari i padiskutueshëm është Donnarumma. Ndaj, klubi që në histori numëron edhe dy trofe të Champions League synon 36-vjeçarin me shumë eksperiencë dhe që mund t’i shtojë garanci Nottingham-it për pjesën e mbetur të sezonit.

Në këtë merkato të janarit, Nottingham është treguar mjaft aktive teksa ka afruar edhe emra si Danilo (mesfushorë), Gustavo (mesfushorë) si dhe sulmuesin (Chris Wood).

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...