Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, 50 pikët e Durant nuk u mjaftojnë Warriors, fitojnë Houston dhe Toronto

Portland Trail Blazers guard Damian Lillard clenches his fist after scoring against the Golden State Warriors during the first half of an NBA basketball game in Portland, Ore., Wednesday, Feb. 14, 2018. (AP Photo/Steve Dipaola)

Pas tri fitoreve radhazi Golden State Warriors pëson humbjen e 14 sezonale në “Moda Center” ndaj Portland Trail Blazers 123 – 117. E pabesueshme por e vërtetë: kampionëve në fuqi të NBA, nuk u mjaftoi një Kevin Durant “jashtëtokësor”, i cili shënoi 50 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 7 topa poshtë koshit. Arsyeja është një tjetër basketbollist magjik, pjesë e Blazers, pikërisht Damian Lillard, që sikurse Durant kishte statistika “mostruoze”: 44 pikë, 8 asite dhe 3 rikuperime. Me këtë disfatë Warriors humbasin edhe kryesimin në Konferencën e Perëndimit në favor të Houston Rockets, që mposhti 100 – 91 Sacramento Kings brenda në “Toyota Center”. E kush tjetër përveçse James Harden do të rrëmbente skenën në këtë përballje me statistikat më të mira: 28 pikë, 9 asiste dhe po 9 rikuperime.
Dy humbjet e fundit radhazi me Pacers dhe Cavs duket se nuk ka qenë të rastësishme për Bostonin. Celtics dështuan edhe përballë Los Angeles Clippers 119 – 129, pavarësisht se kishin në përbërje lojtarin me të mirë mbi parket, Kyrie Irving, që e mbylli takimin me 33 pikë dhe 8 asiste. Kalifornianët, të udhëhequr nga dyshja Jordan-Harris me 48 pikë në total dhe falë lojës më të mirë mbrojtëse triumfuan në fund me 10 pikë diferencë.
Përfiton nga forma në rënie e Bostonit Toronto Raptors, që siguroi suksesin e radhës 98 – 122 në parketin e Chicago Bulls. Ibaka dhe Lowry, me nga 20 pikë secili, ishin inspiruesit e skuadrës kanadeze, që mbetet në krye në Lindje, madje duke krijuar edhe një distancë sigurie nga Celtics.
Oklahoma City Thunder i shkakon humbjen e radhës Memphies Grizzlies 114 – 121. Paul George dhe Russell Westbrook, respektivisht me 28 dhe 23 pikë, e bënë të pavlefshme paraqitjen e Harrison, që realizoi 28 pikë.
Anthony Davis spikati me plot 42 pikë në fitoren e New Orleans Pelicans 139-117 ndaj Los Angeles Lakers, ndërsa në takimt e tjera u arritën këto rezultate:
Detroit Pistons – Atlanta Hawks 104-98, Orlando Magic – Charlotte Hornets 102-104, Philadelphia 76ers – Miami Heat 104-102, Brooklyn Nets – Indiana Pacers 103-108, New York Knicks – Washington Wizards 113-118 dhe Utah Utah Jazz – Phoenix Suns 107-97.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...