Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, 6 fitore rresht për Miami Heat, Lakers triumfojnë ndaj Warriors!

Miami Heat është një nga skuadrat më në formë në NBA për momentin. Nënkampionët e edicionit të kaluar koleksionuan fitoren e 6-të radhazi pasi mposhtën pa shumë vështirësi në American Airlines Arena Atlanta Hawks me rezultatin 109-99. Një sukses ky që e ngjiti skuadrën nga Florida në vendin e 7-të në konferencën e Lindjes me 17 fitore dhe 17 humbje. 34 pikë dhe 10 rebound të Collins, por edhe 20 pikë dhe 14 rikuperime poshtë tabelës të Clint Capela nuk i mjaftuan skuadrës nga Georgia ndërkohë që për Miamin spikati Nunn me 24 pikë, ndërsa Adebayo shtoi 16 të tjera. Rigjen veten Los Angeles Lakers që mori fitoren e 2-të rresht pasi mposhti në Staples Center Golden State Warriors me rezultatin 117-91. Falë 19 pikëve të mbretit James por edhe faktit që plot 6 basketbollistë të Lakers përfshirë edhe Lebron dhe gjermanin Denis Schroder arritën një kuotë pikësh me dy shifra, bënë të mos ndihej mungesa e Anthony Davis.

Kjo ishte fitorja e 24-t sezonale për Lakers që u ngjitën sërish në vendin e 2-të në Konferencën e Perëndimit duke parakaluar Los Angeles Clippers. Vijon momenti pozitiv për Boston Celtics që mori fitoren e 3-të rresht falë suksesit minimal 111-110 ndaj Washington Wizards. Një sukses i arritur në limite nga Celtics që iu falë edhe formës së mirë të treguar nga dyshja Jason Tatum-Kemba Walker. Washington në krahun tjetër vazhdon të ketë shumë luhatje teksa këtë herë nuk i mjaftuan as plot 70 pikë të realizuara nga dyshja Bradley Beal-Rusell Westbrook. Largimi i James Harden për te Brooklyn Nets në fillim të këtij sezoni, ka lënë një gropë aq të madhe te Houston Rockets saqë skuadra teksane po turpërohet gjithnjë e më shumë në këtë sezon të NBA. Humbja e 11-të radhazi e pësuar në Toyota Center me plot 49 pikë disavantazh nga Memphis Grizzlies tregoi se sa dobët është Houstoni në këtë sezon.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...