Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ 76ers mposhtin Knicks dhe ruajnë kryesimin, Lakers bien pa dyshen James-Davis

PHILADELPHIA,PA - FEBRUARY 12 : T.J. McConnell #12 of the Philadelphia 76ers drives to the basket against the New York Knicks at Wells Fargo Center on February 12, 2018 in Philadelphia, Pennsylvania NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2018 NBAE (Photo by Jesse D. Garrabrant/NBAE via Getty Images)

Skuadra e Philadelphia 76ers mundi ekipin e New York Knicks brenda në “Madison Square Garden”, duke ruajtur vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Një sukses i merituar që erdhi përpara 2 000 spektatorëve dhe vetëm pas kohës shtesë, por që i mundësoi franchise-t nga Pennsylvania fitoren e 8-të në 9 sfidat e fundit të këtij edicioni të NBA.

Ndonëse pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Joel Embiid dhe Seth Curry, skuadra e drejtuar nga veterani Doc Rivers u mbajt mirë në parket, madje në një moment pranë fundit të pjesës së parë Phila u shkëput deri në +14, sidoqoftë vendasit treguan goxha karakter dhe u kundërpërgjigjën shpejt duke i vënë në vështirësi 76ers, që konsiderohen si një ndër ekipet më të mirë përgjatë sezonit të rregullt.

Perioda përmbyllëse ishte tepër e luftuar, megjithatë 5,1” para fundit Julius Randle barazoi nga këndi në 88-88, me një gjuajtje të saktë nga jashtë harkut, madje sulmuesi teksan kishte në duar edhe topin e fundit të kohës së rregullt, pas një kundërzbritje të shpejtë, por tentativa e tij nga jashtë perimetrit pikërisht në sirenë nuk e gjeti dot koshin.

Në kohën shtesë në momentet përcaktuese ekipi i drejtuar nga trajneri Tom Thibodeau kryesonte 100-99, gjithsesi 5,3” para fundit Tobias Harris u tregua i saktë duke i shënuar që të dyja goditjet nga vija e gjuajtjeve të lira, ndërsa në krahun tjetër Julius Randle në tentativën e tij për të fituar takimin në sirenë ishte vërtet shumë i pafat, pasi topi i gjuajtur prej tij u përplas disa herë në hekur, pa gjetur dot retinën.

Përfundimisht Philadelphia triumfoi me rezultatin e ngushtë 101-100, duke ruajtur në këtë mënyrë kryesimin në Lindje dhe regjistruar njëkohësisht edhe fitoren e 15 radhazi në përballjet ndërmjet tyre.  Në këtë konferencë 76ers udhëheqin me 30 fitore e 13 humbje, ndërsa nga prapa qëndron ngjitur ekipi i Brooklyn Nets, që ndjek me një fitore më pak dhe një humbje më shumë.

Më herët, po në New York, vetëm 9 kilometra më tej, ndonëse pa sulmuesin kryesor të skuadrës Kevin Durant, Nets regjistruan fitoren e 7-të në 8 sfidat e fundit, teksa mposhtën 113-106 ekipin e Washington Wizards. Në “Barclays Center”, përpara afërsisht 1 800 spektatorëve, ekipi i drejtuar nga kanadezi Steve Nash përmbysi disavantazhin e 14 pikëve, për të barazuar në 2-2 bilancin ndërmjet tyre, përsa i përket edicionit të sivjetshëm në regular season. Russell Westbrook ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe 32-vjeçari i mirënjohur kalifornian e mbylli mbrëmjen me “triple – double”: 29 pikë, 13 topa të rikuperuar dhe 13 asiste, ndërkohë në krahun tjetër shkëlqyen si zakonisht Kyrie Irving dhe James Harden, që e përfunduan takimin respektivisht me nga 28 e 26 pikë secili.

Vetëm dy ditë pas disfatës në shtëpi me Atlantën kampionët në fuqi u shembën keqas edhe në Arizonë, teksa u mundën me plot 17 pikë diferencë nga Phoenix Suns. Duke lënë mënjanë barazimin 2-2 në start ekipi i drejtuar nga trajneri Monty Williams u shkëput shpejt, për të dominuar gjithë ndeshjen, gjithsesi vlen të theksohet fakti që franchise kalifornian nuk kishte në dispozicion dy “yjet” e skuadrës LeBron James dhe Anthony Davis.

Në fund Suns fituan takimin ndaj Lakers 111-94. Lojtari nga Bahamasi, Deandre Ayton dhe Devin Booker e përfunduan takimin për Phoenixin në kuotë të njëjtë pikësh 26, ndërsa në krahun tjetër Montrezl Harrell dhe Dennis Schroder e mbyllën mbrëmjen përkatësisht me nga 23 dhe 22 pikë.

Me këtë sukses Phoenix Suns i rrëmbyen vendin e dytë në Perëndim ekipit të drejtuar nga trajneri Frank Vogel. Suns dhe Lakers kanë nga 28 fitore, ndërkohë Phoenix numëron 13 humbje, pra dy më pak se sa franchise nga Los Angelesi.

Një fitore mbresëlënëse në Perëndim siguroi gjithashtu edhe ekipi i Dallas Mavericks, që mundi brenda në Oregon Portland Trail Blazers me plot 40 pikë diferencë. Skuadra teksane e krijoi diferencën në fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas ndeshja mori përmasa të tjera. Përfundimisht në “Moda Center” Mavs fituan sfidën 132-92, në një ndeshje ku spikati i përhershmi Luka Doncic, me 37 pikë të shënuara në më pak se gjysmë ore lojë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...