Basketboll

NBA, Aldridge “ndriçon” San Antonion, Denver nuk ndalet!

Rivalitet, spektakël dhe emocione pafund në një sfidë që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë. San Antonio Spurs mori një fitore të madhe ndaj Oklahoma City Thunder në mbrëmjen e NBA, në një ndeshje ku u shënuan plot 301 pikë dhe u nevojitën dy kohë shtesë për të përcaktuar skuadrën fituese. Në fund festa ishte e gjitha për skuadrën teksane që triumfoi me shifrat 154-147 falë edhe edhe kuotës më të lartë të pikëve të realizuara deri tani në karrierë nga ylli i Spurs LaMarcus Aldrige i cili koleksionoi plot 56 pikë ndërsa e ndihmoi San Antonion edhe me 6 asiste e 9 rikuperime. Kjo ishte fitorja e 6-të në 7 ndeshjet e fundit për skuadrën e Gregg Popovich ndërkohë që Oklahoma pësoi humbjen e 3-të rresht. 30 pikët e Paul Goerge por triple-double i rradhës nga Rusell Westbrook që regjistroi 24 pikë 24 asiste dhe 13 rebound nuk i mjaftuan Oklahomës për të evituar disfatën.

Nuk e lëshon për asnjë arsye kryesimin në konferencën e Perëndimit Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado vazhdon momentin pozitiv teksa regjistroi një fitore të lehtë me shifrat e thella 121-100 ndaj Los Angeles Clippers.  Kandezi Murray me 23 pikë dhe serbi Jokic me 18 pikë 10 asiste e 14 rebound ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Denver. Zhgënjen Boston Celtics që pas 4 fitoresh rresht mposhtet në Florida nga Miami Heat me rezultatin 115-99. As paraqitja e mirë e Kyrie Irving nuk e ndihmoi skuadrën më të titulluar të NBA të shmangte humbjen ndërkohë që te vendasit spikati veterani Dywane Wade autori i 19 pikëve. Falë një pjese të parë të shkëlqyer dhe të 18 pikëve të realizuara nga basketbollisti nga Ishujt Bahamas Hield, u rikthye te fitorja Sacramento Kings që mposhti 112-102 Detroit Pistons duke thelluar krizën e skuadrës nga Michigan e cila pësoi humbjen e 4-t rresht.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency