Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Antetokounmpo dhe Harden shkëlqejnë në sfidat e para play off

HOUSTON, TX - APRIL 14: James Harden #13 of the Houston Rockets shoots the ball against the Utah Jazz during Game One of Round One of the 2019 NBA Playoffs on April 14, 2019 at the Toyota Center in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2019 NBAE (Photo by Bill Baptist/NBAE via Getty Images)

Në NBA ka nisur prej disa ditësh faza play off, ndërsa radhën për të zbritur në parket e kishte skuadra më e mirë e sezonit të rregullt, Milwaukee Bucks, që priste në “Fiserv Forum” të Milwaukee-t Detroit Pistons.

Përballja e parë e vendit të parë të Lindjes me të tetin nuk pati histori. Bucks triumfuan lehtësisht me diferencë të madhe pikësh 121-86, duke u treguar “dhëmbët” që në fillim kundërshtarëve. Që në peridodën e parë u regjistrua një diferencë e frikshme prej 20 pikësh, me një rezultat të pjesshëm 38-18. Hendeku u thellua në 27 pikë në fund të pjesës së parë, 70-43, çka u dha mundësi vendësve ta ulnin disi ritmin për të mos shpenzuar energji të kota.

E kush tjetër veç Gianis Antetokounmpo do të kishte statistikat më të mira të sfidës! Basketbollisti grek realizoi 24 pikë, dha 4 asiste dhe kontrolloi plot 17 topa poshtë koshit. Takimi i radhës do të zhvillohet pas tre ditësh po në “Fiserv Forum” të Milwaukee-t.

Fitore thjeshtë edhe për Houston Rockets 122-90 ndaj Utah Jazz. Skenën në “Toyota Center” e rrëmbeu “ylli” i vendësve, James Harden, që iu afrua shumë “triple-double” me 29 pikë, 10 asiste dhe 8 “rebound”.

Paraqitje e mirë edhe e Rudy Gobert, por 22 pikët dhe 12 rikuperimet e francezit ishin shumë pak për të përballuar furinë e Rockets. Edhe takimi i radhës i këtij dueli do të zhvillohen po në parketin e skuadrës teksane, që ka shansit ta çojë në 2-0 serinë e përballjeve.

Shfrytëzojnë faktorin fushë Portland Trail Blazers, që iu imponuan 104-99 Oklahoma City Tunder. Shkëlqeu për vendasit Damian Lillard me 30 pikë, duke fituar sfidën brenda sfidës mes Paul George, që realizoi 26 pikë e kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Një ndeshje pa shumë ritëm ajo mes Boston Celtics dhe Indiana Pacers që u mbyll me suksesin e vendasve 84-74. Për Celtics më të mirët rezultuan Irving e Morris që realizuan nga 20 pikë, ndërsa për Pacers çuditërisht shënuesi më i mirë ishte Joseph me vetëm 14 pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...