Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Antetokounmpo në lot, shpallet MVP-ja i sezonit të rregullt, dominon Milwaukee

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve në NBA për sezonin që sapo u mbyll skenën e rrëmbeu skuadra e Milwaukee Bucks që koleksionoi tre nga çmimet më të rëndësishme atë të drejtuesit më të mirë, trajnerit më të mirë dhe sigurisht të basketbollistit më të mirë. Greku Giannis Antetokounmpo u zgjodh MVP-ja i sezonit me këtë të fundit që i mallëngjeu të gjithë me një fjalim në të cilin kujtoi lotët, sakrificat dhe përpjekjet dhe këshillat e babait të tij që tashmë nuk është më. Çmimin e lojtarit më të mirë debutues e fitoi talenti slloven i Dallas Mavericks Luka Doncic, rezerva më e mirë u zgjodh Lou Williams i Clippers, ndërkohë basketbollisti që është përmirësuar më shumë gjatë sezonit të fundit, kampioni i NBA, kamerunasi i Toronto Raptors Pascal Siakam. Menaxheri i përgjithshëm më i mirë i vitit u zgjodh John Horst i Milwaukee Bucks dhe trajneri i vitit Mike Budenholzer i të njëjtës skuadër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...